9.5 C
Tiranë
Monday, March 30, 2026
spot_img

Dhuratat zyrtare të kryeministres italiane, Giorgia Meloni, dalin në ankand për bamirësi

Dhuratat zyrtare të marra nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë tre viteve të fundit do të dalin në ankand, ndërsa të ardhurat e fituara do të shkojnë për organiza­ta dhe shoqata jofitimprurëse.

Ndër dhuratat më të veçanta që do të shiten janë një set bizhuterish nga Libia, një palë këpucë pitoni blu me taka të arta dhe një tablet i dhuruar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Deri tani, lista e dhuratave arrin në 270 njësi, të marra gjatë vizitave zyrtare të kryeministres në mbarë botën.

Sipas ligjit italian, dhuratat me vlerë mbi 300 euro nuk mund të mbahen nga individët, ndërsa ato më të vlefshmet ruhen në kasafortë zyrtare. Në fund të tetorit, sekretari i përgjithshëm i Palazzo Chigi urdhëroi shitjen e këtyre aseteve, dhe ditët e fundit një rezolutë ia besoi kompanisë “Bertolami Fine Art” menaxhimin e ankandit.

Galeria romake e artit do të vlerësojë secilën dhuratë para shitjes, ndërsa kompania fitoi kontratën prej 40,000 eurosh, duke ofruar 5% të të ardhurave si shpërblim. Data e ankandit dhe lista finale e objekteve që do të dalin në shitje nuk janë bërë ende të ditura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“S’ka sens të jem”/ Loredana flet për Jozin: Nuk shkoj në ditëlindjet e ish-ave

0
E ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, përballë moderatores Kiara Tito, Loredana ka ndarë detaje të reja nga jeta e saj pas përfundimit...

“Aeroporti i Vlorës në ngërç”/ Përplasje aksionerësh, proceset gjyqësore mbajnë pezull një investim strategjik

0
Projekti i Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është përfshirë prej muajsh në një konflikt të fortë ligjor mes aksionerëve kryesorë, duke krijuar pasiguri mbi të...

Zgjedhjet në Partinë Demokratike Elbasan/ Alis Narazani shpallet fitues me 477 vota

0
Ka përfunduar procesi zgjedhor për kreun e degës së Partia Demokratike në Elbasan, ku fitues është shpallur Alis Narazani me 477 vota. Narazani, një figurë...

“Lëkundje në qendër të vendit”/ Tërmeti 3.8 ballë trondit zonën mes Lushnjës dhe Elbasanit,...

0
Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme në zonën qendrore të...

“Pata një lidhje jashtëmartesore, po më kërcënojnë” – Endri Meksi me akuza të forta...

0
Pronari i MCN TV, Endri Meksi, ka bërë një dalje publike me deklarata të forta, ku përveç pranimit të një marrëdhënieje jashtëmartesore, ka denoncuar...