14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Dialogu me Serbinë do të ndërpritet nëse Serbia nuk dënohet”, Kurti një ditë para takimit me Vuçiç në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar një ditë para takimit në Bruksel se dialogu me Serbinë do të ndërpritet nëse Serbia nuk dënohet dhe nuk i nënshtrohet sanksioneve për sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Në takimin e caktuar të enjten në Bruksel, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jenë të pranishëm, të ftuar nga Bashkimi Evropian. Atje, ata pritet të takohen veçmas edhe me udhëheqës të rëndësishëm të vendeve të tjera të BE-së, si presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Kurti ka bërë të ditur në një intervistë për Financial Times se nëse Serbia nuk i nënshtrohet sanksioneve dhe nuk dënohet për sulmin e 24 shtatorit, ata do të shohin dialogun si një përpjekje të dështuar për menaxhimin e krizës dhe se normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve do të harrohet plotësisht. Kjo situatë thekson se tensionet dhe sfidat në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të jenë të ndjeshme dhe të ndërlikuara.

Kurti, po ashtu, i akuzoi sulmuesit e Policisë së Kosovës gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, se u përpoqën “ta nisin një konflikt të ri të armatosur, një luftë të re në Kosovë për ta aneksuar pjesën veriore të vendit”.

Kosova e ka akuzuar vazhdimisht Serbinë se tentoi aneksimin e veriut të vendit, gjë që është mohuar nga Beogradi.

Kryeministri kosovar theksoi se pas sulmit të muajit të kaluar “çdo gjë ka ndryshuar. Ne nuk mund të vazhdojmë normalisht.”

Ai i bëri thirrje përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, të mos “e cilësojë më Serbinë si forcë mbinatyrore, një lloj ariu të paarsyeshëm të cilin duhet ta ushqejmë me qengja për ta qetësuar. Kjo duhet të marrë fund për hir të normalizimit, paqes dhe sigurisë”.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është përforcuar me qindra trupa dhe pajisje të rënda shtesë.

Derisa Kurti e ka mirëpritur këtë, ai e ka kundërshtuar angazhimin më aktiv të kësaj force në territorin e Kosovës.

“Ata janë të nevojshëm për siguri dhe mbrojtje.. dhe kështu do të mbetet. Ne nuk kemi nevojë ta bëjmë KFOR-in reagues të parë”.

Në Kosovë, KFOR-i është reaguesi i tretë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit më të ndjeshme emocionalisht

0
Në astrologji, disa shenja të zodiakut njihen për ndjeshmërinë e tyre të lartë emocionale dhe mënyrën intensive se si përjetojnë situatat e jetës. Ja...

Ministri i Jashtëm i Iranit: “Nuk kemi kërkuar armëpushim apo negociata me SHBA”

0
Ministri i Jashtëm i Irani, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani nuk ka kërkuar asnjëherë armëpushim apo negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

Nadire Meçorapaj fiton drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë

0
Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Vlorë është mbyllur me fitoren e Nadire Meçorapaj. Sipas rezultateve përfundimtare, Nadire...