Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e sotme fshatin Pocest të Maqellarës në Dibër.
Sipas burimeve policore, 26-vjeçari Ikler Sula plagosi rëndë me thikë nënën e tij, Nexhmije Sula, 50 vjeçe, e cila është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare të fshatit. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive ende të paqarta.
Mësohet se i riu e ka goditur nënën 7 herë me thikë. Ajo është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet nën kujdes intensiv.
Sipas të afërmve dhe mediave lokale, autori kishte kohë që shfaqte probleme të shëndetit mendor, ishte i tërhequr dhe i mbyllur në vetvete.
Policia ka shoqëruar autorin dhe po punon për sqarimin e plotë të motivit të ngjarjes.






