25.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Operacion Ndërkombëtar Kërkim–Shpëtimi në Det të Hapur

Zona e operacionit: Kepi i Stillos – Ksamil – Karaburun – Grykderdhja e Semanit

Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (RCC Albania), në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane (MRCC Roma, MRSC Bari dhe MRSC Venezia), ka zhvilluar gjatë gjithë ditës së sotme një operacion të gjerë kërkimi për një person të raportuar të zhdukur nga trageti ndërkombëtar “AKKA”.

Zonat e kontrolluara:
Kontrollet janë shtrirë në një hapësirë të gjerë detare, nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykderdhjen e Semanit në veri.

Forcat dhe mjetet e angazhuara:
• 1 dron TB2 i Forcave Ajrore
• 1 helikopter UH-60 i FA (me 3 efektivë)
• 1 anije patrulluese P05 e Forcës Detare (me 4 efektivë)
• 1 motor uji (me 2 efektivë)
• 4 mjete patrullimi të Policisë Kufitare (BP-01, BP-06, BP-09, BP-30) me gjithsej 13 efektivë

Bilanci i operacionit:
• 8 mjete ajrore dhe detare
• 22 efektivë të përfshirë

Operacioni është zhvilluar në koordinim të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, duke ndjekur të gjitha protokollet e kërkim-shpëtimit në det.

Kërkimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në varësi të kushteve detare dhe zhvillimeve të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...