8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Dielli perëndoi përgjithmonë për ish presidentin Nishani”/ Berisha: “Ikonë e vlerave më të larta morale të njeriut”

“Dielli perëndoi përgjithmonë për ish presidentin Bujar Nishani”, kështu shprehet kreu i PD Sali Berisha, ndërsa shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit.

Berisha vlerëson figurën e ish-presidentit Nishani, si një ikonë e vlerave më të larta morale të njeriut, ndershmërisë dhe përkushtimit.

Kreu i PD, më tej thekson se Nishani përfaqësoi me dinjitet të veçantë kombin dhe Shqipërinë, duke e konsideruar si njeriun dhe bashkëpunëtorin më të afërt, njeriu që do t’i mungojë Partisë Demokratike, thotë me tej Berisha.

Statusi i plotë:

 

Dielli perendoi pergjithmone per ish presidentin Bujar Nishani!

 

Te dashur miq, sot ish presidenti Bujar Nishani mbylli syte pergjithmone duke zhytur keshtu ne dhimbje, zi e pikellim te thelle familjen e tij te dashur, miqte e te afermit, Partine Demokratike dhe mbare Shqiperine.

Ish presidenti Bujar Nishani, ishte ikone e vlerave me te larta morale te njeriut, ndershmerise, atdhetarise dhe perkushtimit. Ai ishte burreshtetasi i shquar, qe perfaqesoi kombin dhe Shqiperine me dinjitet te veçante dhe urtesi ne arenen nderkombetare duke i dhene nder dhe vlere institucionit te presidentit, shtetit dhe qytetareve shqiptare.

Ish presidenti Bujar Nishani ne keto 30 vite, si nje sherbetor i qytetarve dhe vendit te tij permbushi me nder detyra te rendesishme nga drejtues drejtorie ne Ministrine e Mbrojtjes, minister i Rendit Publik dhe deri ne President i Republikes.
Bujar Nishani ishte gjithashtu nje drejtues i shkelqyer dhe efiçent e i dashur i Partise Demokratike, deputet, minister, dhe kandidat i votuar per president te Republikes nga mazhoranca e kesaj partie.

Personalisht une kam patur tek Bujar Nishani njerin prej bashkpuntoreve me ta afert, me te afte, me te dashur dhe me çmuar, me te virtytshem qe do mbetet gjithmone ne memorien time si mirenjohje e thelle per bashkepunimin e ngushte qe kemi patur si krenari e veçante qe pata nje mik fisnik si ai.

Ndaj sot eshte dite zie dhe dhimbje te thelle per familjen e nderuar Nishani qe humben bashkeshortin dhe prindin e tyre te mrekullueshem e shebullor, per miqte dhe te afermit e tij qe humben nje mik te dashur qe do ju mungoje gjithmone, per Partine Demokratike qe humbi njerin prej drejtuesve me te talentuar, per shtetin dhe kombin shqiptar qe humben sot sherbetorin besnik dhe te perkushtuar, shtetarin e afte e te ndershem, patriot dhe fisnik.

Duke shprehur mirenjohohjen time te pakufishme dhe nderimin time me te madhe ish presidentit Nishani per kontributin e cmuar per vendin, kombin dhe Partine Demokratike, si dhe bashkpunimin dhe miqesine tone te ngushte qe kemi patur ju shprehe sot ngushllimet dhe solidartetin me te ndjere bashkeshortes, femijeve, familjes dhe miqve te ish presidentit dhe mikut tim te çmuar per kete humbje te madhe dhe te pakompensueshme, i lutem Zotit qe shpirti i mire i Bujar tyre te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin! sb

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...