18.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Ukraina pranon dërgesë të re armësh nga SHBA-ja dhe Danimarka

Ukraina ka filluar që të pranojë dërgesa me raketa kundër anijeve, Harpoon, nga Danimarka dhe obusë nga Shtetet e Bashkuara, tha ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov.

“Mbrojtja detare e shtetit tonë do të forcohet nga raketat Harpoon – ato do të përdoren nga ekipet e trajnuara ukrainase”, tha ai më 28 maj.

Ministri Reznikov tha se këto raketa do të përdoren përkrahë raketave ukrainase Neptun, për të mbrojtur Detin e Zi, përfshirë edhe qytetin-port, Odesa.

Raketat Harpoon besohet se shmangin sistemet e radarëve. Ato mund të hidhen nga anijet, nëndetëset, avionët apo edhe nga ekipet përgjatë vijës bregdetare.

Rusia ka bllokuar portet ukrainase, duke ndërprerë eksportet vitale të drithërave dhe ka përdorur flotën e Detit të Zi për të kryer sulme me raketa ndaj qyteteve ukrainase.

Reznikov tha se Ukraina po ashtu ka pranuar dërgesa të artilerisë së rëndë, përfshirë edhe një model të modifikuar amerikan të obusëve M109, që do të lejojë ushtrinë ukrainase të godasë objektiva nga distanca më të largëta.

Ukraina dëshiron që të pranojë dërgesa të raketahedhësve me rreze të gjatë veprimi M270 nga SHBA-ja, për të forcuar mbrojtjen në lindje, ku Rusia po zhvillon një ofensivë agresive dhe ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake në atë pjesë, teksa dështoi që të marrë kontrollin e Kievit pas nisjes së pushtimit më 24 shkurt./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...