8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Dietë e shëndetshme? FAO : 400 mijë njërz në Shqipëri nuk mund të paguajnë për të

Rreth 400 mijë njerëz që jetojnë në Shqipëri nuk mund të paguanin një dietë të shëndetshme në vitin 2021, raportoi Organizata Botërore e Ushqimit (FAO). Për të siguruar një dietë të tillë, një personi i duhen së paku 4.4 USD në ditë.

Kjo dietë nuk ka lidhje me ushqimin e shëndetshëm që shumica e njerëzve synojnë në ditët e sotme, por me vlerën e kalorive që i nevojiten njeriut në ditë.

Numri i personave që nuk ishin në gjendje të ushqeheshin me kaloritë e nevojshme ra në 400 mijë në vitin 2021, nga rreth 600 mijë që llogariteshin në vitin 2020, ku kufizimet pandemike përkeqësuan mundësitë për shumë individë kudo në botë.

Raporti vëren se ka një përpjekje të vazhdueshme për të ulur koston e dietës së shëndetshme që të bëhet e përballueshme për të gjithë, por rol kyç luajnë politikat e qeverive.

Deficiti strukturor midis prodhimit dhe konsumit e ekspozon Shqipërinë dhe vendet të tjera të varfra dhe në zhvillim ndaj pasigurive që lidhen me tregjet globale të mallrave ushqimore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...