10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Dijonis Biba fiton mbi 55 mijë euro nga basti për fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë

Fituesi i “Ferma VIP”, Dijonis Biba, është bërë sërish pjesë e vëmendjes publike, këtë herë për një arsye jashtë botës së televizionit.

Biba ka përfituar rreth 55,500 euro falë një basti prej 10 mijë eurosh të vendosur për fitoren e Kombëtares Shqiptare ndaj Serbisë në ndeshjen historike të zhvilluar në Leskovc.

Në mbrëmjen e ndeshjes, ai publikoi në “InstaStory” një foto të skedinës, shoqëruar me humorin e tij karakteristik:

“Kush e ka fut këtë biletë, more?”

Rezultati 0-1 për Shqipërinë i dha kuqezinjve tri pikë të rëndësishme dhe Bibës një fitim të konsiderueshëm financiar, duke e kthyer parashikimin e tij në një sukses të dyfishtë – sportiv dhe personal.

Ndërkohë, vlen të theksohet se bastet sportive janë të ndaluara në Shqipëri, dhe nëse loja është vendosur brenda territorit të vendit, mund të ngrejë çështje ligjore.
Megjithatë, historia e Bibës ka ngjallur interes dhe reagime të shumta në rrjete sociale, ku shumë ndjekës e kanë cilësuar “njeriun më me fat pas fitores së Kombëtares.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...