19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Distancimi nga dhuna është kushti i vetëm”/ Kryedemokrati: “Dora ime mbetet e shtrirë për t’i rikthyer në familjen tonë politike”

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në takimin e tij me demokratët zhvilluar në Kurbin u shpreh se detyra e PD është të rikthejë pranë saj njerëzit e vlerave.

Basha theksoi se anëtarët e përjashtuar kanë mundësi t’i bashkohen PD, me kushtin që të distancohen nga dhuna.

‘Gabimet shumë të mëdha që mund të kushtonin jetë demokratësh, me një gjuhë urrejtje që nuk e kemi dëgjuar edhe nga kundërshtarët. Vija e kuqe është dhuna dhe kur kalohet ose e lemë të na shkatërrojë ose i marrim vendimet siç i mori PD. Shumica e diferencuar siç ishte diferencuar në atë  8 janar të zi, kanë akoma mundësi ti thërrasin arsyes. Dhe kanë të gjitha arsyet të jenë me demokratët në betejë me Edi Ramën.

Do të ketë të garantua ta ngrenë zërin sa të duan, ta drejtojnë gishtin ku të duan, duke filluar nga unë edhe me garë , por kurrë me dhunë. Distancimi nga dhuna është kushti i vetëm dhe pas distancimit nga dhuna dhe rikthimit tek përplasja e mendimeve dhe ideve, dora ime mbete te shtrirë për ti rikthyer në familjen tonë politike. Ky diferencim nuk bëhet për diversion, por për një parim të shenjtë dhe bëhet në sytë e të gjithë qytetarë edhe të atyre që nuk na votojnë për arsye të ndryshme.

Sa vite ka në Kurbim familje të vrara nuk votojnë për PD, i kemi pyetur dhe po e filloj me të përndjekurit dhe pronarët që duhet të jenë palca e PD dhe thonë, duam të por thonë,; sa shohim emrin e dikujt apo jeni në aleancë me dikë jemi të dyzuar. Ka deri tek të majtët që thonë se Edi Rama edhe pse kreu i partisë së tyre është i korruptuar, por sërish nuk e kanë kaluar do te pragun.

Qëndrimi që duhet të mbajmë është tu hapim dyert dhe ti themi se sot ne jemi çliruar nga hijet e të shkuar dhe jemi të vendosur mos t’i përsërisim më , por këtë duhet ta bëjmë me vepra. Beteja me regjimin mund të kurorëzohet me sukses vetëm nëse PD është në aleancë me të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë që duan ndryshimin dhe kjo duhet të përkthehet në veprim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...