17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Dita Ndërkombëtare e gjuhës së shenjave: Një mesazh për përfshirje dhe komunikim pa barriera

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, theksoi rëndësinë e gjuhës së shenjave si një të drejtë gjuhësore për personat që nuk dëgjojnë, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave.

Një urë që lidh botët, gjuha e shenjave ndihmon në ndërtimin e komuniteteve dhe promovimin e përfshirjes. Sot dhe çdo ditë, le të respektojmë të drejtën e të gjithëve për të shprehur veten në mënyrën që u përshtatet më shumë. Bashkë mund të krijojmë një shoqëri ku çdo zë, edhe ai pa fjalë, dëgjohet dhe vlerësohet,” u shpreh Koçiu.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve të Shenjave ofron një mundësi për të mbështetur identitetin gjuhësor dhe diversitetin kulturor të personave që nuk dëgjojnë. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpalli 23 Shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve të Shenjave me qëllimin e rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e kësaj gjuhe në realizimin e plotë të të drejtave të njeriut për individët që përdorin gjuhën e shenjave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...