11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

“Djalë a vajzë deri të hënën, ohuuuu”, Detaje të reja nga dosja e SPAK për tunelin e Llogarasë

Në dosjen e SPAK që lidhet me hetimet për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë, janë zbardhur edhe biseda të reja mes dy zyrtareve të përfshira në procesin e vlerësimit të ofertave.

Sipas dokumenteve hetimore, Valbona Pepa dhe Jetmira Dervishi – kjo e fundit e marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera në cilësinë e anëtares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) – kanë komunikuar në mënyrë joformale lidhur me shpalljen e fituesit të tenderit, që ishte kompania turke.

Biseda e përgjuar (1 tetor 2021)
• Ora 16:13 – Valbona Pepa: “I dërgon Jetmirës – shpall fituesi Turku me gjoken.”
• Ora 16:14 – Valbona Pepa: “Ok. Si duket, si t’ka gjo në terezi?”
• Ora 16:15 – Jetmira Dervishi: “Do e flasim të hënën.”
• Ora 16:15 – Valbona Pepa: “Djalë a vajzë deri të hënën, ohuuuu.”
• Ora 16:16 – Jetmira Dervishi: “Hahahah.”
• Ora 16:21 – Valbona Pepa: “Ku je ti që do i skualifikoje kur them unë?”
• Ora 16:23 – Jetmira Dervishi: “U argumentua në grup, meritonte.”
• Ora 16:26–16:28 – Valbona Pepa: “Ta dish ti se qendron puna, të hënën flasim. E mos më bëj kompetenten.”
• Ora 16:28 – Jetmira Dervishi: “Do e flasim të hënën.”
• Ora 16:28 – Valbona Pepa: “Ciao.”
• Ora 16:28 – Jetmira Dervishi: “Se ta dish ti si qëndron puna.”
• Ora 16:28–16:30 – Valbona Pepa: “Po, që nga emri e kuptova. Sekretim. Dolët ju. E bëra në sistem.”
• Ora 16:31 – Jetmira Dervishi: “Po po, dolëm. Se unë po iki, jemi për drekë.”

Sipas SPAK, kjo bisedë është një nga provat që tregon se procesi i tenderimit mund të ketë qenë i paracaktuar, dhe se disa zyrtarë kanë pasur dije paraprakisht për fituesin e kontratës shumëmilionëshe.

Hetimet për tunelin e Llogarasë, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend, vijojnë, ndërsa disa persona janë nën hetim për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...