Rrjeti ka shpërthyer së fundmi pas deklaratës së Monika Kryemadhit gjatë premierës së filmit “Me Fat”, ku ajo konfirmoi se djali i saj, Besari, është në një romancë.
Burime pranë familjes kanë bërë me dije se bëhet fjalë për këngëtaren e njohur nga Shkupi, Kanita Suma, e cila, sipas raportimeve, ka një marrëdhënie të ngrohtë edhe me familjen e partnerit të saj. Një hulumtim i shpejtë në rrjetet sociale tregon se Monika dhe Kanita ndiqen reciprokisht, duke ngritur dyshimet për raport të afërt mes tyre.
Për momentin, asnjë nga palët nuk ka bërë një reagim zyrtar mbi këto raportime, ndërsa publiku mbetet kurioz të mësojë nëse lidhja është reale apo thjesht aludim.






