15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Djemtë e bukur janë helmues”/Megan Fox do i thotë të gjitha në një libër me poezi

Megan Fox ka shkruar një libër me poezi, në të cilin synon të zbulojë sekretet e meshkujve.

Siç ka treguar aktorja përmes llogarisë personale në Instagram, është “lodhur duke mbajtur sekrete të të tjerëve”, ndaj ka ndërmend t’i ekspozojë të gjitha në librin e saj.

Megan ka postuar një foto, me kopertinën e një libri, ku ka gojën e një gruaje të vizatuar, duke kafshuar një gjarpër. Libri i saj quhet: “Djemtë e bukur janë helmues”.

“Këto poezi janë shkruar në një përpjekje për të hequr sëmundjen që kishte zënë rrënjë tek unë për shkak të heshtjes sime. Kam kaluar gjithë jetën time duke mbajtur sekretet e njerëzve. Trupi që dhemb nga pesha e mëkateve të tyre”, ka shkruar aktorja duke shpjeguar qëllimin e librit të saj.

“Liria ime vazhdon në këto faqe dhe shpresoj se fjalët e mia mund të frymëzojnë të tjerët që të marrin lumturinë dhe identitetin e tyre, duke përdorur zërin e tyre për të ndriçuar atë që është varrosur në errësirë, por që nuk është harruar,” vazhdon ajo.

Shtëpia botuese “Simon & Schuster” ka marrë përsipër daljen në treg të librit të saj. Në një deklaratë ata thanë se në këtë përmbledhje me poezi, Megan para së gjithash do të nxjerrë në pah “sensin e saj të humorit”.

Libri i saj pritet të dalë më 7 nëntor. Edhe pse nuk dihet nëse me të vërtetë dëshiron të zbulojë sekretet e ish-partnerëve të saj apo ky është vetëm një “mashtrim marketingu”, bie në sy se libri i saj vjen pak kohë pas ndarjes nga Machine Gun Kelly.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...