16.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

“Do i çoja vetë te SPAK, i kanë kthyer kurrizin ligjit”, Rama vazhdon sulmin ndaj kryebashkiakëve

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër me disa prej kryetarëve të bashkive për të cilët u shpreh se i kanë kthyer kurrizin ligjit dhe Partisë Socialiste.

Ai shko më tej duke thënë se do të kishte qenë vetë ai që do ti conte para SPAK, nëse kjo e fundit nuk do të ishte duke u marrë me punë të mëdha.

Rama: Si është e mundur që në menyre të përsëritur të harxhohen orë dhe para për tju bere telefonata dhe ti themi aman e derman nga agjencia e bashkëqeverisjes ndërsa sot kjo e fundit është ligj, detyrim ligjior.

Ca do iu thonë qytetarëve nesër e me cfarë syri do vinë tek ne e të kërkojnë të jenë përsëri kandidatë, me cilin sy e faqe. Edhe për vlerat, edhe për mospërgjigje të platformës, edhe për shërbimet nganjëherë skandaloze, edhe për moszbatimin e ligjit dhe indiferencsn të këtij tipi kryetar bashkie ësjtë pjesë e familljes. Kusuret i mbajmë ne, i mban qeveria, GP, i mban PS këtu ne krye dhe në ballin e betejës.

As ministrat, as deputetet nuk kanë mundesi që të bëjnë punën e atyre kryetareve që I kanë ktheyr kurrizin elektoratit, PS dhe ligjit. Deri në pika të cilat janë për organe të tjera jo për asamblenë.

Por cilen arsye duhet të angazhohet policia, IKMT, një force e tere njerezore, fonde pë naftë, mjete spostime për të shkuar në fund të bregdetit për të korrigjuar.

Sepse janë deme të kryetareve të bashkive kur sot e gjithë ditën ndertohet pa leje, dhe ne bregdetin e Shqipërisë, aty ku policia ka kohe që është angazhuar duke bere prishje pas prishje dhe sa kthejne kurrizen, janë disa kryetar bashkish, bashke me disa polic lokal që vazhdojnë avazin e tyre. Është e paimagjinuaeshme kjo.

Nesë nuk do ishta ende ne pritje që SPAK të beje disa punë më të mëdha, dhe te vendos nje rend prioritetesh , mbase do kisha qënë unë që do bëjë denoncimin sot, por nuk kam se si tja shtoj SPAK-ut punën në drejtim të kësaj familje politke, kur shoh që balanca është shumë e shtremberuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT