15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Do i japim fund qeverisjes së qafirëve”/ Meta: “Unë dal i pari në krye të kësaj beteje”

Kryetari i organit drejtues të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur bindjen se do e fitojë betejën e nisur ndaj qeverisë Rama.

Në mbledhja e parë të Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Meta theksoi se “qeverisja e qafirëve do të marrë fund dhe se do ikthejnë të gjitha lekët, ky është dënimi më i madh që do u bëjmë sepse janë kleptokratë.”

Gjatë takimit, ai iu drejtua anëtarëve të partisë “U thoni gjithë shqiptarëve beteja e Staligradit për të shpëtuar të ardhmen e Shqipërisë në luftën kundër kancerit që jo vetëm shpopullon dhe vjedh shqiptarët në mënyrë të qëllimshme, ka marrë fund njëherë e përgjithmonë.”

Ilir Meta: “Është betejë serioze kjo, jo shaka. Shqiptarët u zhgënjyen shumë në të kaluarën me gjasme beteja që maksimumi arritën djegien e kërpudhës, tamam betejë burrash. Dhe jam i sigurt që ky revolucion paqësor me mimoza nëse nuk do jetë reflektim do përfundojë me ndërhyrjen e popullit ndaj zyrtarëve dhe qeveritarëve të korruptuar. Keni vërejtje ju për këtë? Keni ndonjë dyshim unë dal i pari në krye të kësaj beteje. U thoni gjithë shqiptarëve beteja e Staligradit për të shpëtuar të ardhmen e Shqipërisë në luftën kundër kancerit që jo vetëm shpopullon dhe vjedh shqiptarët në mënyrë të qëllimshme, ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Ka përfunduar kjo gjë, qeveria ka ikur, lëri këto përrallat se bënin disa si pseudo opozitarë, por shiko se ata kanë shumë lekë dhe… Do ti kthejnë të gjitha lekët, ky është dënimi më i  madh që do u bëjmë sepse ngaqë janë kleptokratë, atë hajdutllëkun se bëjnë vetëm për luks por edhe sepse e kanë sëmundje. Këta vjedhin edhe me firmat e atyre të shkretëve që kanë ikur në botën tjetër.

Një meritë të jashtëzakonshme ka pasur opozita e gjumit për largimin e popullsisë. Kanë ikur sepse s’kanë pasur shpresë, nuk do njeri që të ikë nga ky vend kaq i bekuar. Revolucioni do triumfojë që liria të mbizotërojë e ti japim fund qeverisjes së qafirëve.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...