11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Do paguajnë 27.2% të të gjithë Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, qeveria i shton shqiptarëve 840 milionë euro borxhe në buxhetin 2022

Shqiptarët do të duhet të paguajnë 27.2% të të gjithë prodhimit të brendshëm bruto të vendit për të paguar kostot e përgjithshme të qeverisjes, shifra më e lartë e shënuar në këtë kategori shpenzimesh që nga viti 1999, ndërsa një pjesë jo e vogël e kësaj kostoje shtesë lidhet me keqmenaxhimin e vendit dhe punësimet e dyshuara elektorale të ndërmarrjeve publike dhe njësive të pushtetit vendor.

Por problemi më i madh i vendit duket se është një zgjerim me shpejtësi i shpenzimeve për sigurime shëndetësore, e cila nga ana e tyre, reflektojnë rritjen e kostove të koncesioneve të shëndetësisë.

Shqipëria ka ndjekur përgjatë dy dekadave një politikë uljesh graduale të shpenzimeve operative të qeverisë si përqindje e PBB-së në favor të rritjes së investimeve apo uljes së borxhit publik, për shkak se investimet konsiderohen shumë të pakta në krahasim me nevojat e vendit për përmirësime infrastrukturore ndërsa borxhi publik konsiderohet shumë i lartë. Të dhënat historike të Ministrisë së Financave tregojnë se shpenzimet operative të qeverisë ishin 29.6% e PBB-së në vitin 1999 dhe u ulën në 23.2% në vitin 2008. Shpenzimet operative shënuan një rritje jo shumë të madhe gjatë viteve që pasuan ndërsa ishin në kuotën 24.3% në vitin 2018.
Një përqind e PBB-së është e barabartë me 155 milionë euro.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama dërgoi në Kuvendin e Shqipërisë për miratim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Buxheti i shtetit pritet të ketë shpenzime totale prej 638 miliardë lekësh dhe të ardhura prej 537 miliardë lekësh. Deficiti buxhetor parashikohet 101 miliardë lekë ose 840 milionë euro. Shqiptarët parashikohet të paguajnë 53 miliardë lekë më shumë taksa e tatime në arkën e shtetit.
Fondi i shpenzimeve operative do të rritet me 38 miliardë lekë ndërsa investimet kapitale do të ulen me 13 miliardë lekë. Fondi i investimeve publike parashikohet të jetë 120 miliardë lekë, një shifër e pazakontë kjo për shkak të rindërtimit nga tërmeti. Por nga ky fond investimesh publike, vetëm 18 miliardë do të financohen nga të ardhurat nga taksat ndërsa e gjithë pjesa tjetër prej afro 101 miliardë lekësh ose 840 milionë eurosh do të financohen me borxh publik.
Pagat elektorale dhe interesa në rritje
Fondi i pagave të qeverisë pësoi një rritje dramatike prej 14 miliardë lekësh në vitin 2021, ose 20% më shumë se sa në vitin 2020, dukshëm për shkak të shtimit të numrit të punonjësve para zgjedhjeve të 25 prillit. Fondi i pagave pritet të mos rritet në vitin 2022, por sërish, rritja e vitit 2021 mjafton për katër apo pesë vite rritje normale. Sipas Institutit të Statistikave, administrata publike qendrore dhe vendore, si dhe ndërmarrjet e sektorit publik, kanë shtuar sëbashku 12 mijë të punësuar gjatë këtij viti. Kjo qartazi ka ndikuar në rritjen e fondit të pagave me 14 miliardë lekë ose gati 117 milionë euro për këtë vit.
Nga ana tjetër, rritja e borxhit publik, pavarësisht se interesat e borxhit kanë qenë të ulëta gjatë viteve të fundit për shkak të krizës, ka filluar të japë efekte në totalin e interesave të paguara për shërbimin e këtij borxhi. Për vitin 2021, shpenzimet për interesa u rritën në 44 miliardë lekë (365 milionë euro), ose 9.4 miliardë lekë më shumë. Në vitin 2022, shpenzimet për interesa pritet të rriten me 7 miliardë lekë të tjera duke arritur në 51 miliardë lekë. Me pak fjalë, përgjatë dy viteve të fundit, barra e interesave të borxhit publik është shtuar me 16.4 miliardë lekë./Reporter.al/

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...