11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Do ta vras, se na ka çarë by**ën…” – Detaje të reja nga vrasja e picierit Indrit Islamllari në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vrasjen e picierit Indrit Islamllari, i cili u godit me thikë në gjoks, bark dhe krahë nga Filip Shehu, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ndodhi në ambientet e brendshme të lokalit “City Lounge” pranë kompleksit “Kika 2” në Tiranë, ku si mjet prerës u përdor një thikë guzhine me mbishkrimin “Tramontina, Made in Brazil”.

Autori i krimit, Filip Shehu, është arrestuar dhe ndodhet nën masën e “arrestit në burg”, duke pranuar përgjegjësinë penale dhe shfaqur pendesë gjatë marrjes në pyetje në policinë e Tiranës.

Sipas dëshmitarit kryesor, Artur Fejzulla, koleg dhe picier në restorant, ngjarja zhvilloi një mënyrë dramatike. Ai ka treguar se ka tentuar të ndalojë Shehun, i cili i ka thënë:

“…do ta vras, se na ka çarë by**ën…”

Fejzulla ka deklaruar se në momentin e sulmit ishte duke pirë cigare, kur u kthye nga kuzhina dhe pa Shehun duke goditur Indritin. Ai menjëherë u përpoq ta ndante autorin dhe të shmangte sulme të tjera, por pa mundur të parandalonte tragjedinë.

“…unë kur jam kthyer për një moment, kam parë Filipin që po e qëllonte me thikë Indritin…”, ka raportuar dëshmitari.

Pas sulmit, Fejzulla ka tentuar të ndihmojë të plagosurin, duke mbajtur plagët për të parandaluar gjakderdhjen deri në ardhjen e ambulancës dhe policisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...