Ish-konkurrentët e programit televiziv Përputhen, Katerina dhe Arnoldi, kanë konfirmuar se do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmi është bërë publik përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, ku Katerina shfaqet në një klinikë mjekësore duke kryer ekzaminimin me eko dhe duke dëgjuar rrahjet e zemrës së foshnjës.
Faqja zyrtare e programit publikoi pamjet nga ky moment, duke shkruar: “Katerina dhe Arnoldi do të bëhen prindër të një fëmije.”
Dyshja u njoh brenda formatit dhe e vazhdoi lidhjen edhe pas përfundimit të tij, ndërsa ky zhvillim shënon një kapitull të ri në jetën e tyre personale.






