25 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Gazment Bardhi reagon ndaj Marta Kos: “Shoqëria shqiptare nuk është e korruptuar”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi ndaj deklaratave të Komisioneres së Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, pas intervistës së saj për Politico.

Bardhi e konsideroi të papranueshëm qëndrimin e komisioneres, duke theksuar se ajo ka bërë përgjegjëse shoqërinë shqiptare për korrupsionin në vend:

“Shoqëria shqiptare nuk e pranon korrupsionin, shqiptarët nuk janë të korruptuar.”

Ai shtoi se përgjegjësia për korrupsionin është individuale dhe i takon kryeministrit Edi Rama, duke përmendur rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën tha se është mbrojtur politikisht nga mazhoranca në Kuvend.

Bardhi theksoi gjithashtu se SPAK nuk pengohet nga shoqëria shqiptare, por nga ndërhyrjet politike, duke kërkuar që institucionet europiane të distancohen nga deklarata të tilla, të cilat i cilësoi fyese dhe të papërshtatshme për një shoqëri që, sipas tij, mbetet ndër më proeuropianet në botë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...