12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Dodik akuzon Shërbimet e Inteligjencës së Bosnjës për planifikimin e likuidimit të tij dhe Vuçiçit

Kreu i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka ngritur akuza serioze kundër shërbimeve të inteligjencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, duke pretenduar se ata kanë planifikuar eliminimin fizik të tij dhe të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në një prononcim për mediat në Sarajevë, Dodik tha se plani për vrasjen e tyre ishte përgatitur nga shërbimet boshnjake të inteligjencës në bashkëpunim me ish-drejtorin e agjencisë, Osman Mehmedagiç.

Sipas Dodikut, ky plan kishte për qëllim të eliminonte atë dhe Vuçiçin, si dhe persona të tjerë që ndërhyjnë në interesat boshnjake. Sanja Vuliç, kryetare e klubit të deputetëve të SNSD-së në Dhomën e Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjës dhe Hercegovinës, kishte deklaruar më herët këtë vit se dispononte “informacione të caktuara” nga ambasada amerikane, që konfirmonin një komplot për vrasjen e Dodikut.

Akuzat e Dodikut kanë krijuar tronditje në rajon, duke ngritur shqetësime të mëtejshme për tensionet e vazhdueshme politike dhe etnike në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...