Dogana e Kosovës njofton se në rajonin e Prishtinës janë zbuluar dhe sekuestruar mallra të dyshuara për kontrabandë me vlerë rreth 800,000 euro.
Kontrollet u kryen në pesë lokacione të ndryshme, përfshirë depo të bizneseve, ku u gjetën sasi të konsiderueshme veshjesh sportive me marka të mbrojtura dhe veshjesh tekstili që dyshohet se nuk kishin dokumentacion të rregullt për origjinën dhe zhdoganimin në Kosovë.
Pas evidentimit të rastit, Prokuroria Themelore në Prishtinë autorizoi veprimet e mëtejshme procedurale. Personat e dyshuar po intervistohen, ndërsa mallrat janë duke u inventarizuar dhe konfiskuar për t’u ruajtur në depot e Doganës.





