21.5 C
Tiranë
Sunday, April 12, 2026
spot_img

Irani rikthen sulmet kibernetike ndaj Kuvendit të Shqipërisë, disa shërbime email të administratës të paralizuara

Megjithëse po përballet me sulme shkatërrimtare prej 11 ditësh nga SHBA dhe Izraeli, Irani nuk ka ndalur aktivitetet e tij kibernetike, duke synuar infrastrukturën kompjuterike të institucioneve shqiptare.

Sipas raportimeve, këtë të martë grupi i hakerëve “Home Land Justice” në platformën Telegram publikoi disa të dhëna, me pretendimin se kanë depërtuar në komunikimet e postës elektronike të administratës së Kuvendit të Shqipërisë. Në postimet e tyre u shfaqën korrespondenca mes punonjësve të Kuvendit, duke përfshirë mesazhe të datuara më 4 mars 2024 mbi njoftimin e seancave plenare dhe dorëzimin e dokumentacionit, përfshirë kalendarin e punës së institucioneve.

Një postim tjetër i bërë më vonë publikoi korrespondenca të tjera gjatë muajve shkurt dhe mars, duke bërë të ditur përmasën e sulmit.

Burime nga Kuvendi thanë për Top Channel se për momentin janë paralizuar disa shërbime të brendshme për dërgimin dhe marrjen e emaileve të administratës. Në kryesinë e Kuvendit ndodhen prej disa orësh ekspertë të ACESK dhe AKSHI, të cilët po punojnë për vlerësimin e shkaqeve dhe ndikimit të sulmit.

Kuvendi njoftoi se po vlerëson situatën dhe më pas do të publikojë një njoftim zyrtar. Ndërkohë, Presidenti Bajram Begaj deklaroi se është në komunikim të vazhdueshëm institucional me të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen, duke u informuar mbi masat e marra për garantimin e sigurisë së institucioneve.

Ky incident vjen pas sulmeve të vitit 2022 ndaj sistemeve qeveritare online dhe thekson rrezikun në rritje që përbëjnë sulmet kibernetike të huaja ndaj institucioneve shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shenjat e horoskopit që vendosin logjikën mbi emocionet

0
Disa persona njihen për mënyrën e tyre të ftohtë dhe të kontrolluar të reagimit, duke zgjedhur gjithmonë arsyen përpara ndjenjave. Edhe pse shpesh perceptohen...

Fushë-Krujë/ Konflikti për pronën përfundon në vrasje, 41-vjeçari qëllohet me armë gjahu; autori në...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Artur Çangu, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në...

Francë/ Babai mban të mbyllur djalin 9-vjeçar në furgon për më shumë se një...

0
Një rast tronditës abuzimi me një të mitur është zbuluar në Francën lindore, ku një djalë 9-vjeçar u gjet i mbyllur në një furgon,...

Horoskopi ditor, e Shtune, 11 Prill 2026

0
♈ Dashi Ndihesh më i qetë dhe më i kthjellët. Është moment i mirë për të reflektuar dhe për të rregulluar planet. ♉ Demi Stabiliteti dhe siguria...

Parashikimi i motit, e Shtunë, 11 Prill 2026

0
Më 11 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të favorshme në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë...