12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

‘Doja që Suela të vdiste’, kështu iu përgjigj 34-vjeçari vajzës së tij pasi i vrau të ëmën

Rreth 20 orë pasi kreu një sërë krimesh, Renato Muhaj doli para gjykatës në SHBA. 8 janë akuzat që rëndojnë mbi shqiptarin, më e rënda ajo e vrasjes së ish-partneres Suela Saliaj, gjithashtu shqiptare.

Prokuroria e Largo në Florida thotë se krimet e 34-vjeçarit sa erdhën dhe u përkeqësuan në një hark kohor prej pak orësh. Megjithatë ashtu siç nuk arriti dot të shkonte larg me vajzën e tij 8-vjeçare të cilën e rrëmbeu, dita kur do të lerë qelinë do të jetë e largët.

Gjyqtari i lexoi shqiptarit listën e gjatë të akuzave që rëndojnë mbi të, i vendosi 50 mijë dollarë si garanci pasurore dhe ashtu siç artikuloi shifrën, e njoftoi se nuk do të ishte e mundur ta përdorte këtë të drejtë, për shkak të akuzës së vrasjes së shkallës së parë.

Detektivët thonë se Muhaj vrau brutalisht Suelën, e më pas e rrëmbeu të bijën. Me të zbuluar trupin e së resë dhe mungesën e vajzës së saj të vogël autoritetet lëshuan alarmin AMBER.

Muhaj u gjet pak kohë më pas bashkë me të bijën në makinë dhe u arrestua.

Në dosjen hetimore që mediat amerikane kanë publikuar, detektivët përshkruajnë sulmin e Muhajt ndaj prindërve të tij në Clearwater rreth orës 02:45 të së hënës dhe sesi nuk i lejoi që të telefonin 911 (shërbimi i emergjencës). Detektivët shkruajnë se më pas ai shkoi tek shtëpia e Suelës, në Largo, ku përdori përforcues grushti dhe thikë për ta rrahur dhe vrarë atë në sy të vajzës së tyre 8-vjeçare.

Kjo e fundit i tha policisë se e kishte pyetur të atin se përse ia vrau të ëmën dhe ai i tha se ‘donte që Suela të vdiste’. Hetuesit i gjetën armët e krimit në vendin e ngjarjes. 8-vjeçarja rrëfeu po ashtu se pas vrasjes, i ati e tërhoqi me forcë për ta futur në makinë.

Krimi i la fqinjët të shokuar: “Është shumë e trishtë të dëgjosh çfarë i ndodhi nënës së saj, është kaq e vogël”, shprehet një prej tyre.

Gjykatësi u sigurua po ashtu që Muhaj nuk do të jetë kurrë në gjendje ta shohë vajzën e tij, nëse ndonjë ditë del nga burgu. Ndërkohë, vetë 34-vjeçari në gjykatë nuk shprehu asnjëlloj emocioni. Ai pati vetëm një pyetje: “A do caktoni avokat për mua?”

Po”, iu përgjigj gjyqtari, duke shtuar se avokati ishte prezent në seancë.

Në mesin e akuzave që rëndojnë mbi 34-vjeçarin janë vrasje, abuzim me të miturit, rrëmbim dhe dhunë ndaj vetë prindërve të tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...