10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Dokumentet e tenderëve të KQZ-së dorëzohen në SPAK: Hetime për shkelje të mundshme në procedurat e tenderimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dokumentacionin e plotë që lidhet me dy tenderë të diskutueshëm, të zhvilluar në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Këto tenderë, me një vlerë totale prej 21 milionë dollarësh, përfshijnë pajisjet e identifikimit biometrik të votuesve dhe sistemin e votimit dhe numërimit elektronik të zgjedhësve.

Tenderët janë zhvilluar pa garë dhe janë fituar nga kompania “Smartmatic International Holding B.V.” në kushte që kanë ngjallur dyshime për shkelje të procedurave të tenderimit. SPAK ka nisur hetime intensive për të verifikuar nëse ka pasur shkelje ligjore apo korrupsion nga ana e zyrtarëve të KQZ-së, përfshirë kryetarin e institucionit, Ilirjan Celibashin.

Tenderi i parë, me referencën REF-83073-12-23-2020, kishte për qëllim blerjen e pajisjeve për identifikimin elektronik të votuesve, një projekt kyç për zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Procedura u zhvillua më 24 dhjetor 2020 dhe në janar 2021, KQZ pranoi ofertën e kompanisë “Smartmatic”, e cila ishte e vetmja pjesëmarrëse në garë. Kompania e realizoi projektin për një vlerë afër 20 milion dollarë, pak nën fondin limit prej më shumë se 21 milionë dollarësh.

Tenderi i dytë, me referencën REF-89113-03-04-2021, kishte të bënte me pajisjet për votimin dhe numërimin elektronik në një projekt pilot në njësinë administrative nr. 10 në Tiranë. Procedura, ashtu si në tenderin e parë, u zhvillua me negocim, dhe kompania “Smartmatic” fitoi kontratën për rreth 1 milion dollarë, me një ofertë që ishte pak nën fondin limit.

Hetimet e SPAK po vazhdojnë dhe pritet që si rezultat i tyre, të ketë arrestime të zyrtarëve të lartë të KQZ-së që dyshohet se janë implikuar në këtë aferë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...