17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Donald Trump betohet si Presidenti i 47-të të SHBA: “Nga sot, do të kemi dy gjini”

Donald Trump është rikthyer zyrtarisht në drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi u betua në Capitol si Presidenti i 47-të i vendit. Në fjalimin e tij hapës, ai bëri një sërë premtimesh të forta dhe theksoi vizionin e tij për një Amerikë më të fuqishme dhe më të bashkuar.

Do të forcoj një shoqëri që i jep fund racizmit dhe bazohet tek merita. Nga sot, do të kemi dy gjini: mashkull dhe femër,” deklaroi ai.

Trump premtoi gjithashtu mbështetje të pakushtëzuar për ushtrinë amerikane, duke theksuar se:
Këtë javë do të nënshkruaj një urdhër që luftëtarët tanë të mos përballen me eksperimente ndërkohë që janë në detyrë. Forcat tona do të kenë një mision: të luftojnë armikun e Amerikës.”

Ai u zotua të forcojë fuqinë ushtarake të SHBA, duke e rikthyer vendin në pozicionin e tij si superfuqia më e madhe globale.
Njësoj si në 2017-ën, do të kemi ushtrinë më të madhe dhe më të fuqishme në botë,” tha Trump, duke nënvizuar rolin e tij si një “paqebërës, bashkues dhe unifikues.

Një deklaratë që ka shkaktuar debat ishte ndryshimi i emrit të Gjirit të Meksikës.
Amerika do të rimarrë vendin e saj të merituar si vendi më i madh dhe më i respektuar. Nga sot, do të ndryshojmë emrin e Gjirit të Meksikës dhe do ta quajmë Gjiri i Amerikës,” tha ai.

Trump gjithashtu u ndal tek marrëdhëniet ndërkombëtare, duke kritikuar trajtimin e SHBA-së në çështjen e Kanalit të Panamasë dhe duke nënvizuar se Panamaja nuk i ka respektuar plotësisht angazhimet ndaj Uashingtonit.

Fjalimi i tij i parë si president ka ngjallur reagime të shumta brenda dhe jashtë SHBA-së, duke sinjalizuar një kthim të fortë të Trumpit në politikën amerikane dhe botërore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...