34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Përplasja mes Lapajt dhe Qorit – Endrit Shabani: “Mentalitet i politikës së vjetër, privatizimi i kauzave është skandaloz”

Kryetari i “Nismës Thurje”, Endrit Shabani, ka reaguar ashpër pas incidentit mes Adriatik Lapajt dhe Arlind Qorit përpara Ministrisë së Brendshme, ku përfaqësues të “Lëvizjes Bashkë” nuk lejuan Lapajn të mbante fjalën e tij gjatë protestës.

Shabani e cilësoi këtë ngjarje si një akt të turpshëm dhe skandaloz, duke akuzuar Arlind Qorin për përdorim të kauzave në interes personal dhe politik.

“Kjo është epolitika e vjetër”

Në një deklaratë të fortë, Shabani tha:
Ky mentalitet, ku digjet Shqipëria për karrierën e një njeriu, është mentalitet i politikës së vjetër. Nëse dikush mendon se ka ‘pronarë kauzash’, atëherë nuk ka interes për t’i zgjidhur ato.”

Ai shtoi se në vend që të luftojnë për të ndihmuar qytetarët dhe për të sjellë ndryshime reale, disa politikanë po e shfrytëzojnë situatën për të fituar pikë politike.

“Modeli bolshevik që ka shkatërruar Shqipërinë”

Shabani e krahësoi këtë qasje me praktikat e politikanëve tradicionalë shqiptarë:
Ky është mentaliteti i Berishës, i Metës, i Edi Ramës dhe i të gjithë atyre që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë gjendje. Nuk mund të vazhdojmë me këtë model bolshevik, nga i cili vendi ka vuajtur shumë.”

Sipas tij, e ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi grindjet e brendshme mes forcave të reja politike, por mbi bashkëpunimin për të sjellë zgjidhje konkrete.

Të rinjtë duhet të bashkohen dhe të vendosin zgjidhjen e problemeve mbi karrierën apo ambiciet personale,” përfundoi ai.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, duke ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e opozitës jashtë establishmentit politik në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...