10.5 C
Tiranë
Friday, April 3, 2026
spot_img

Kryeministria daneze : “Donald Trump vijon të kërkojë blerjen e Groenlandës”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon të shprehë interes për blerjen e Groenlandës, territor autonom i Danimarkës. Kështu u shpreh kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, gjatë një debati publik në kuadër të Munich Security Conference.

“Fatkeqësisht, mendoj se dëshira e tij mbetet e njëjtë”, deklaroi Frederiksen, kur u pyet nëse Trump vazhdon ta konsiderojë Groenlandën si pjesë të mundshme të territorit amerikan.

Ajo theksoi se çështja nuk konsiderohet e mbyllur nga pala daneze. “Të gjithë na pyesin nëse mendojmë se ka mbaruar. Jo, nuk mendojmë se ka mbaruar kjo krizë”, u shpreh kryeministrja gjatë diskutimit mbi sigurinë në Arktik.

Edhe homologu i saj nga Groenlanda, Jens-Frederik Nielsen, foli për presionin amerikan, duke e cilësuar atë “të papranueshëm” për popullsinë e ishullit. Megjithatë, ai shtoi se janë ndërmarrë “disa hapa” që i konsideron “në drejtimin e duhur”.

Debati mbi Groenlandën rikthehet në vëmendje në një moment kur Arktiku po fiton rëndësi të shtuar gjeopolitike, për shkak të burimeve natyrore dhe pozicionit strategjik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shkodër, plagosje e dyfishtë me thikë mes adoleshentësh pranë shatërvanit

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Shkodrës, pranë shatërvanit, ku dy të rinj janë plagosur me thikë gjatë...

Vlorë, humbi jetën 63-vjeçari pas një sherri – Policia identifikon dy autorët

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku 63-vjeçari Ismail Aliaj humbi jetën pas një sherri. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Aliaj...

Shtatë punonjës policie në Peqin pezullohen pas zbulimit të depos me kanabis në emër...

0
Shtatë punonjës të Komisariatit të Policisë Peqin janë pezulluar nga detyra pas zbulimit të një depoje të mbushur me kanabis, që rezultoi të ishte...

“Është fatkeqësi që je shqiptar”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Mateos në Big...

0
Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” po intensifikohen deri në momentet e fundit të reality show-t. Sot, Rogerti dhe Mateo patën një...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve: Gazoili 224 lekë/litri, benzina 181...

0
Në mbledhjen e datës 3 prill 2026, Bordi i Transparencës vendosi çmimet e reja të shitjes për nënproduktet e naftës. Sipas vendimit, çmimi i...