15.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Dosja hetimore për grupin e Laert Haxhisë, zbardhet i gjithë aktiviteti kriminal

Dosja hetimore të prokurorisë së Elbasanit, e cila nga mesdita e djeshme ka çuar materialin voluminoz në gjykatën e Elbasanit, duke kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 13 personat e arrestuar në kuadër të operacionit never forget, ku u shkatërrua një grup vrasësish me pagesë, pjesë e bandës së Laert Haxhisë.

Në materialin e siguruar pasqyrohet i gjithë aktivitetit kriminal të kryer gjatë viteve 2021 deri në vitin 2023. Për këtë periudhë kohe, ka folur Artan Tafani i arrestuar në Tiranë, duke treguar të gjitha krimet që ka kryer me Laert Haxhiun dhe anëtarët e grupit të tij.Në rrëfimin e Artan Tafanit thuhet se brenda 24 orëve grupi i Laert Haxhiut ka kryer dy vrasje.

Njërën në Tepelënë, duke ekzekutuar në derë të shtëpisë tregtarin Çajup Selimin dhe tjetrën në Korçë, duke vrarë me plumb në kokë dhe më pas hedhur në rezervuarin e Gjançit, trupin e Fridman Xhaferaj. I penduari I drejtësisë ka treguar krime nga data 1 qershor 2021 deri në momentin e grabitjes së “Tele.Co” në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku ai u zbulua.

Ai ka rrëfyer se në qershor të 2021 së bashku me Laert Haxhiun, Erisiano Abedinin, Lulzim Spahinë, Ligor Romaçkën dhe Bujar Abedinin, kanë ekzekutuar në shkallët e një pallati në Tepelenë, Çajup Selimin. Ekzekutimi I Selimit ishte marrë si porosi nga Laert Haxhiu dhe porositësi kishte paguar 50 mijë euro.

Pas vrasjes në Tepelenë, Tafani së bashku me Laert Haxhiu, Lulzim Spahiu dhe Ligor Romaçka nga Korça, kanë udhëtuar në drejtim të Korçës gjatë gjithë natës për të vrarë në 2 qershor, Fridman Xhaferaj, i cili disa ditë më parë kishte shkuar në Pogradec dhe Korçë me qëllimin largimin në Greqi. Më pas drejt Korçës, është nisur dhe Kristi Bixheku dhe të tre së bashku, Fridmani, Lulzimi dhe Kristi, kanë qëndruar në datat në datat 25, 26 dhe 27 Maj 2021 në ambientet e hotel “Dea” në Korçë,

Vrasja e Fridman Xhaferajt është bërë pasi viktima kishte kërcënuar kushëririn e Laertit se nëse ky i fundit nuk e ndihmonte për ta nxjerrë nga burgu i Peqinit, Fridmani do fillonte të fliste në polici dhe prokurori, për vendodhjen e të kërkuarit Laert Haxhiu dhe krimet e tij. Në këtë vrasje kanë marrë pjesë Laert Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahija, Ligor Romaçka (Golja), Mariglen Topuzi, Bledar Berberi, vëllai i “Koros” dhe Idriz Manej nga Shkodra me nofkën “Gjyshko”.

Sipas të penduarit, vrasja është kryer në një vend tjetër, ndërsa trupi i pajetë është hedhur në rezervuarin e Gjançit në Korçë.12 ditë pas vrasjes së Fridman Xhaferaj, uji i rezervuarit nxori në sipërfaqe trupin e pajetë të 25-vjeçarit, I cili ishte I dekompozuar dhe në veshjen e tij u gjet një fletë lirimi nga burgu I Peqinit.

Anëtarët e bandës së Laert Haxhisë akuzohen dhe për vrasjen e Alban Semaku alias Elton Mermali në Peqin, Vrasja për gjakmarrje e Albi Bashaliut, e ndodhur në datë 27.12.2021 në fshatin Gjocaj, . Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë ndaj shtetasit Kujtim Meta, e ndodhur në datë 20.04.2022 në qytetin e Lushnjes.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi Kujtim Meta ka qene lidhje e ngushte shoqerore e shtetasit Besnik Hida, i cili eshte vrare me arrne zjarri ne date 01.tetor 2019 rreth ne lagjen “Skender Libohova”, Lushnje, ku autore i dyshuar per kete vrasje eshte shtetasi Laert Haxhiu, i ndihmuar nga bashkepuntoret e tij.Shkatërrim i pronës me eksploziv, e kryer 5 (pesë herë),.Kanosja e punonjësve të policisë, ngjarje e ndodhur në datë 06prill .2023 tek Vila L në kompleksin Green City Tiranë, ku duke dalë nga ashensori janë kanosur punonjësit e policisë Erald Idriz Hysenukaj dhe Kristjan Idriz Ismaili.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT