17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Dosja “Sky ECC” dhe “Encrochat”: 47 përdorues të paidentifikuar të platformave të kriptuara në hetim për trafikun e drogës ndërkombëtar

Në kuadër të hetimeve të zhvilluara mbi organizatat kriminale që trafikun droga ndërkombëtarisht mes Greqisë, Shqipërisë dhe Spanjës, janë zbuluar të paktën 47 përdorues të platformave të kriptuara, “Sky ECC” dhe “Encrochat”, të cilët mbeten ende të paidentifikuar. Këta përdorues dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete të ndryshme kriminale që lidhen me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

Dy përdorues të platformës “Sky ECC” janë identifikuar si furnizues të rëndësishëm të lëndëve narkotike për dy grupe kriminale, njëri i drejtuar nga Aleksandër Pando dhe tjetri nga Denis Grabocka dhe Andon Salati. Po ashtu, një tjetër përdorues i platformës “Encrochat” është identifikuar si ndërmjetës në transferimin e shumave të mëdha parash përmes sistemit të njohur si “Hawala”, duke përdorur një dyqan në rrugën “Axarnon nr.101” në Athinë.

Hetuesit dhe autoritetet greke janë në procesin e lidhjes së kodave të këtyre përdoruesve me emrat e tyre të vërtetë, për të mundësuar identifikimin dhe ndjekjen penale të tyre. Kjo është pjesë e një hetimi të gjerë që ka çuar në dhjetëra arrestime dhe që po synon shkatërrimin e grupeve të trafikut të drogës që operojnë në rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...