4.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Doza e tretë e vaksinës “Pfizer” rrit imunitetin kundër virusit/ Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave bën me dije se regjimi aktual me dy doza siguron mbrojtje të mjaftueshme

Në një dokument të lëshuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave thuhet se doza e tretë e vaksinës “Pfizer” ndaj COVID-19 e rrit imunitetin kundër virusit, por shtohet se gjithsesi regjimi aktual me dy doza siguron mbrojtje të mjaftueshme kundër rasteve të rënda të sëmundjes.

FDA-ja po shqyrton kërkesën e kompanisë “Pfizer” për të ofruar një dozë të tretë të vaksinës së saj, shkruan “Zëri Amerikës”, për të cilën prodhuesi i ilaçeve thotë se është e nevojshme në kushtet kur efektiviteti i vaksinës zbehet pas gjashtë deri në tetë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

“Pfizer”-i i paraqiti FDA-së një studim paraprak, i cili sugjeronte se një dozë e tretë e vaksinës e dhënë te më shumë se 300 persona kishte rritur nivelin e imunitetit tre deri në pesë herë më shumë krahasuar me atë çka ofrojnë dozat e mëparshme.

Në studimin e “Pfizer”-it përmendej gjithashtu dhe një studim i Izraelit, botuar të mërkurën në një revistë mjekësore (“New England Journal of Medicine”), sipas së cilit nivelet e infeksionit ishin 11 herë më të ulëta te personat e moshës 60 vjeç e lart, të cilët kishin marrë dozën e tretë të vaksinës. Në studim kishin marrë pjesë rreth 1 milion persona.

“Pfizer” ka aplikuar për marrjen e autorizimit për të ofruar dozën e tretë, ndërsa varianti “Delta” shumë ngjitës i COVID19-s ka shkaktuar një rritje të re e dramatike të infeksioneve, shtrimeve në spital si dhe vdekjeve në të gjithë botën.

Por FDA-ja thotë se studimet e fundit “tregojnë se vaksinat e autorizuara aktualisht në Shtetet e Bashkuara ofrojnë ende mbrojtje kundër rasteve të rënda me COVID-19 si dhe vdekjeve”. Sot pritet mbledhja e komisionit këshillues mbi çështjen e vaksinave për të diskutuar nëse FDA-ja duhet të miratojë kërkesën e “Pfizer”.

Rekomandimi i komisionit nuk është detyrues, çka do të thotë se agjencia mund të miratojë dozën e tretë të “Pfizer” edhe nëse komisioni nuk e rekomandon një gjë të tillë.

Muajin e kaluar, FDA-ja dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomanduan një dozë të tretë të vaksinës së “Pfizer”-it si dhe “Moderna”-s për personat me sistem imunitar të dobët.

Takimi i FDA-së zhvillohet vetëm disa ditë pas një shkrimi të publikuar në revistën mjekësore “The Lancet” nga një grup ndërkombëtar ekspertësh të vaksinave, i cili e kundërshtonte ofrimit e dozave përforcuese të vaksinave ekzistuese për popullatën.

Ekspertët thonë se studimet e fundit tregojnë se vaksinat në përdorim në të gjithë botën vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje të fortë kundër virusit, përfshirë variantin “Delta”, veçanërisht kundër rasteve të rënda të sëmundjes dhe shtrimeve në spital.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja e Jani Aliaj në burg, hetimet marrin kthesë: Dyshime se autor është i...

0
Hetimet për vrasjen e 49-vjeçarit Jani Aliaj në burgun e Koridhalos në Greqi kanë hyrë në një fazë të re, duke hedhur dyshime të...

Vdes në burgun e Shkodrës një i paraburgosur 19-vjeçar, nisin verifikimet për rrethanat

0
Një i paraburgosur ka ndërruar jetë ditën e sotme në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shkodër. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se...

Horoskopi ditor, e Hënë, 26 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon durim. Mos reagoni menjëherë ndaj provokimeve. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi në vendime. Çështjet praktike ecin përpara. ♊ Binjakët Komunikimi ju ndihmon të zgjidhni...

Parashikimi I motit, e Hënë, 26 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe i paqëndrueshëm. Në pjesën më të madhe të territorit do të mbizotërojnë vranësira mesatare deri të dendura, me...

Aulona Musta: “Mateo ka pëlqim për Brikenën, por ajo mund të ketë një histori...

0
E ftuar në “Fan Club”, Aulona Musta komentoi raportin mes Brikenës dhe Mateos në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Sipas saj, ndërsa Mateo duket...