30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Nisma e re e Berishës për të rimarrë drejtimin e PD/ Meta: “Doktori është si vera, sa më i vjetër aq dhe më tërheqës e demokrat bëhet”

Presidentit i Republikës, Ilir Meta ka komentuar nismën e re të ish-kryeministrit Sali Berisha për të rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për ta përjashtuar atë nga Grupi i PD-së.

Edhe pse tha se kjo nuk “ishte detyra e tij për ta komentuar”, Ilir Meta nuk i rezistoi tundimit për të folur për ish-aleatin e tij dhe bashkëpunëtorin më të ngushtë për të cilin më herët ka theksuar se e ka “pikë të dobët”.

Meta thotë se doktor Berisha sa më i vjetër aq më tërheqës e demokrat bëhet.

Gjithsesi Meta është distancuar nga vendimi i Bashës për Berishën duke theksuar se nuk është detyra e tij si President të merret me këto çështjet dhe as dëshrion.

“Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla pasi nuk është detyra ime. Por zoti Berisha nuk mund të rri pa e thëne se është si vera, sa më shumë kohë kalon aq më tërheqës bëhet dhe aq më demokrat”, thekson Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...