14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Drafti i BE-së për marrëveshjen bërthamore/ Borell: “Ende nuk e kam përgjigjen nga SHBA”

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se shumica e vendeve që janë pjesë e diskutimeve me Iranin për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 janë dakord me propozimin e fundit të bllokut, ndërsa të gjitha palët po presin përgjigjen e Uashingtonit, pasi Teherani dha opinionin e tij për draftin final.

“Shumica e tyre [vendeve] pajtohen, por unë ende nuk e kam përgjigjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët i kuptoj se duhet ta diskutojnë atë, dhe ne presim që gjatë kësaj jave të marrim një përgjigje”, tha Borrell më 23 gusht gjatë një interviste për transmetuesin kombëtar spanjoll TVE.

BE-ja tha më 9 gusht se e drafti prej 25 faqesh u është dorëzuar kryeqyteteve të përfshira në proces dhe se teksti është përfundimtar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mohuar akuzat e Iranit iraniane për “zvarritjen” negociatave që synojnë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore t, duke thënë se Uashingtoni po punon sa më shpejt që është e mundur për të kthyer përgjigje të përshtatshme ndaj komenteve të Teheranit, në drafin final të marrëveshjes të paraqitur nga Bashkimi Evropian.

 

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha më 22 gusht se SHBA-ja ishte e inkurajuar nga Irani që duket se ka hequr dorë nga disa nga kërkesat, siç është ajo për heqjen e përcaktimit të terrorizmit për Korpusin e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), por shtoi se ka ende çështje të pazgjidhura që duhet të zgjidhen.

 

Price foli disa orë pasi Irani pretendoi se Uashingtoni ishte duke “zvarritur” negociatat jodirekte për të ringjallur marrëveshjen bërthamore dhe se këmbimi i të burgosurve me Shtetet e Bashkuara nuk është i lidhur me bisedimet bërthamore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani, ka thënë në një konferencë për media më 22 gusht në Teheran se, shumë pak çështje kanë mbetur për t’u diskutuar, por të gjitha janë shumë të rëndësishme. Ai ka thënë se Iranit i duhet marrëveshje e qëndrueshme që do t’ia ruante të drejtat legjitime.

“Amerikanët janë duke e zvarritur procesin dhe pala evropiane nuk është duke vepruar… Amerika dhe Evropa kanë nevojë për marrëveshje më shumë sesa Irani”, ka thënë ai.

Irani ka nënshkruar marrëveshjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara, Francën, Gjermaninë, Britaninë, Rusinë dhe Kinën më 2015.

Marrëveshja parasheh që Irani të kufizojë aktivitetin bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Më 2018, Uashingtoni është tërhequr nga marrëveshja dhe ka rikthyer sanksionet ndaj Teheranit.

Prej asaj kohe, Irani ka nisur t’i shmanget marrëveshjes dhe të rrisë pasurimin e uraniumit.

Negociatorët nga Irani, Rusia dhe Bashkimi Evropian – si dhe nga Shtetet e Bashkuara, indirekt – kanë rinisur bisedimet për marrëveshjen me Teheranin më 4 gusht në Vjenë, pas disa muajsh bllokada në negociata. /Rel

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...