12.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Drejtësia nuk funksionoi me dy standarte/Sot një vit nga vdekja e Klodian Rashës,një grup të rinjsh ndezin qirinj

Ditën e sotme mbushe plotë një vit që nga vrasja e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajderaj vetëm për shkakun se 25 vjeçari kishte shkelur orën policore. Plaga e marrë nga arma e zjarrit rezultoi fatale për të riun i cili ndërroi jetë në vend.

Ndërsa në të gjithë vendin shpërthyen protesta nga qytetarët, sot janë ndezur qirinj për kujtimin e Klodian Rashës dhe një prej qytetarëve ka rrëfuer se ende sot pas një viti u vinin fletë-thirrje nga policia për 326 të rinj që ishin përfshirë në protesta.

Një prej qytetarëve:

Sot jetojmë me fenomenin Klodian Rasha sepse edhe sot pas një viti që prej vrasjes së tij, ende na vijnë fletë-thirje nga gjykata jo vetëm për mua por edhe për 326 të rinj të cilët u proceduan dhe u dhunuan u morën peng nga policia e shtetit. Por mendoj se veprimi i policit Nevaldo Hajdëraj ishte një shpërthim i cili nuk ndodhte vetëm tek ai por edhe tek policë të tjerë të cilët në mënyrë militanteske ishin punësuar në strukturat e policisë së shtetit. Mos të harrojmë se edhe ata policë të rinj të cilët janë punësuar janë më së shumti kordinatorë fushatash sesa persona të trajnuar për atë detyrë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...