28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Bashkëpuntorja e Boris Jonhson jep dorëheqjen/”Unë e kuptoj zemërimin dhe zhgënjimin e njerëzve,kërkoj falje…”

Një ndihmëse e afërt e kryeministrit britanik, Boris Johnson ka dhënë dorëheqje pasi u shfaq një video në të cilën ajo qeshte dhe bënte shaka me ndejën e organizuar në ndërtesën qeveritare gjatë kohës sa ishin marr masa të rrepta për të luftuar pandeminë gjatë Krishtlindjeve.

Allegra Stratton ishte zëdhënësja e Johnson kur u xhirua video në dhjetor të vitit 2020. Detyra e saj e fundit ishte ajo e zëdhënëses së qeverisë në konferencën e klimës COP26.

“Me sjelljen time ula rëndësinë e rregullave, të njëjtat rregulla që të tjerët duhej t’u përmbaheshin. Nuk ishte qëllimi im. Do të pendohem gjatë gjithë jetës sime”, tha para gazetarëve Stratton.

Unë e kuptoj zemërimin dhe zhgënjimin e njerëzve. Kërkoj falje për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre, që ishin të vetmuar ose u munduan të mbanin bizneset e tyre. Më vjen shumë keq dhe po jap dorëheqje”, shtoi ajo.

Në një video që u shfaq në ITV, Allegra Stratton u shfaq në Downing Street në vitin 2020 duke qeshur dhe bërë shaka gjatë përgatitjes së një konference të përditshme për shtyp.

Në një tubim në Downing Street, dhjetëra miliona njerëz në mbarë Britaninë u ndaluan të takohen me familjen dhe miqtë në festimet tradicionale të Krishtlindjeve, madje edhe në funeralet e të afërmve të vdekur.

Pamjet u publikuan në një kohë kur qeveria britanike po rikonsideron vendosjen e kufizimeve të reja për të ndaluar përhapjen e variantit të ri Omicron.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...