TIRANË – Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, ka folur për rëndësinë e një drejtësie të pavarur, duke theksuar se sistemi gjyqësor në të kaluarën nuk ka qenë as i lirë e as i pavarur.
“Drejtësia është venë në një shtrat të përgjakur dhe të ndyrë. Më parë, ajo nuk ka qenë kurrë e lirë dhe as e pavarur, e paanshme jo e jo”, tha Rama, duke shtuar se qeveria ka dorëzuar pushtetin gjyqësor tek institucionet e reja dhe se durimi duhet të jetë heroik përballë presionit të jashtëm.
Deklarata e tij vjen ndërsa mazhoranca socialiste është kritikuar për mënyrën se si u menaxhua çështja e ish-ministrit Belinda Balluku, ku SPAK-u nuk mori autorizimin për të kryer arrestimin, pavarësisht voluminozitetit të dosjes dhe provave për abuzime me tenderat publikë.
Rama e përshkroi sfidën e PS-së si një përballje me “llumin që na vjen drejt nesh, me gjithfarë akuzash dhe shprehjesh të barbarisë”, duke nënvizuar se historia do të mbajë mend këtë periudhë si kohën e pavarësisë së Partisë Socialiste.
“Ne jemi në këtë kohë, jemi PS dhe duhet të përballemi me llumin që vjen drejt nesh… Është e bukur se si është kthyet historia se ata dilnin dhe thonin; kjo është lojë!”, përfundoi kryeministri.






