27.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Rama: “Do të thërrasim shqiptarët në referendum” – Ligji dhe ulja e numrit të deputetëve si hap drejt vendimmarrjes direkte

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, ka bërë të ditur planet e qeverisë për të propozuar ligjin për referendumet dhe për të ulur numrin e deputetëve, duke e konsideruar këtë një hap drejt përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje direkte.

“Ne do ta zbresim numrin e deputetëve… dhe duhet të thërrasim shqiptarët në referendum ndaj duhet të çojmë para ligjin e munguar për referendumet”, tha Rama, duke theksuar se ligji i ri është i realizueshëm brenda këtij sesioni parlamentar.

Kryeministri gjithashtu theksoi progresin e Shqipërisë në integrimin europian dhe e cilësoi raportin e Komisionit Europian si “të shkëlqyer”. Ai ironizoi kritikat e opozitës, duke vënë në dukje se “nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal”.

Rama shtoi se reforma e administratës zgjedhore dhe depolitizimi i saj janë pjesë e planit për të garantuar transparencën: “Ne duhet ta bëjmë depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore, duan apo s’duan ata që kurrë mos dacin. Mbase ka mbetur i vetmi vend në Europë me administratë politike të komisioneve zgjedhore.”

Ai përfundoi fjalën duke e lidhur këtë fazë me sfidat historike dhe rëndësinë e qëndrueshmërisë: “Historia do të mbajë mend vetëm një emër, PS, kohën e reformës dhe pavarësimit të drejtësisë. Duhet të përballemi me llumin që na vjen nga katër anët.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...