19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Drejtimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës/ Vasili: “Nga lista e atyre që do të propozojmë, që do të jenë kandidatura të shkëlqyera”

Ditën e djeshme në media qarkulloi një lajm ku pretendohej se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka propozuar emrin e tij ish-kryeministrit Sali Berisha për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Për këtë çështje, deputeti i PL-së, Petrit Vasili thotë se është një lajm i rremë nga portalet qeveritare që tentojnë të zbehin rëndësinë e marrëveshjes së arritur me Partinë Demokratike.

Sipas tij, gjatë diskutimeve që u zhvilluan mes Berishës dhe Metës, nuk është diskutuar për emra konkretë, por vetëm për rëndësinë e një përfaqësimi sa më dinjitoz në këshill.

Vasili: Kur ka marrëveshje kaq të mëdha, që u quajtën historike, përpiqen portalet qeveritare të dirigjuara nga Fuga me shokë të prodhojnë një lajm të rremë për të zbehur thelbin e marrëveshjes. Unë jam një nga katër personat që u diskutua pr.marrëveshja, ishte edhe Meta, Berisha, unë dhe Flamur Noka. Në asnjë rast nuk është diskutuar një çështje e tillë, por është diskutuar që këshillat bashkiakë të kenë një profil të lartë të përfaqësimit.

Nga lista e atyre që do të propozojmë, që do të jenë kandidatura të shkëlqyera, të zgjidhen personalitetet më të spikatura për të drejtuar këto këshilla që të garantojnë llogaridhënien. Ju sot nuk kujtoni dot kush është kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Emrat e përveçëm janë fantazi”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...