12.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ICPA 2024 në Singapor

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, po merr pjesë në Konferencën Vjetore të ICPA 2024, e cila po zhvillohet në Singapor nga data 1 deri më 6 shtator 2024. Kjo konferencë ndërkombëtare, e organizuar nga Shërbimi i Burgjeve të Singaporit, mbledh drejtues ekzekutivë, profesionistë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar mbi temën “Mundësimi i Qëndrimit: Përtej Recidivizmit.”

Gjatë kësaj konference të rëndësishme, z. Qose ka zhvilluar takime të frytshme me disa prej përfaqësuesve më të lartë të ICPA, përfshirë Presidentin Peter Severin dhe Drejtoreshën Ekzekutive Natalie Boal, si dhe me homologen e tij në Singapor, Shie Yong Lee. Këto takime kanë shërbyer për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe për të shkëmbyer përvoja të rëndësishme mbi praktikat dhe risitë në fushën e sistemit penitenciar.

Këto takime kanë shërbyer për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe për të shkëmbyer përvoja të rëndësishme mbi praktikat dhe risitë në fushën e sistemit penitenciar. Gjatë këtyre diskutimeve, Shqipëria është ftuar të aplikojë për t’u bërë anëtare në Shoqatën Ndërkombëtare të Burgjeve (ICPA)’ informon zyra e shtypit.

Në kuadër të këtyre diskutimeve, Shqipëria është ftuar të aplikojë për t’u bërë anëtare në Shoqatën Ndërkombëtare të Burgjeve (ICPA), një hap që pritet të fuqizojë më tej rolin e Shqipërisë në komunitetin ndërkombëtar në sistemin e burgjeve. Kjo anëtarësi do të ndihmojë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira me vendet e tjera anëtare, duke kontribuar në përmirësimin e sistemit korrektues në Shqipëri.

Takimet me z. Severin dhe zj. Boal kanë qenë një mundësi për të diskutuar sfidat dhe mundësitë që lidhen me recidivizmin, si dhe për të eksploruar rrugë të reja për përmirësimin e sistemeve korrektuese. Z. Qose ka vlerësuar rolin kyç të ICPA në promovimin e qasjeve të reja dhe efektive në drejtësi, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...