29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Projektligji për Inspektimet: Ministrja Ibrahimaj prezanton amnistinë për Bizneset dhe reformat në kontrollin ligjor

Bizneset në Shqipëri do të kenë një mundësi të dytë nëse kapen në shkelje ligjore, sipas një amnistie të përfshirë në projektligjin e ri për inspektimet, që u prezantua në Komisionin e Veprimtarisë nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj shpjegoi se inspektorët që kryejnë kontrolle në subjekte, deri më tani, vendosnin penalitete dhe gjoba që në vizitën e parë. Ndërsa, me miratimin e projektligjit, inspektimet do të kenë një qasje më këshilluese. “Biznese që janë përgjithësisht të rregullta do të inspektohen shumë rrallë,” tha Ibrahimaj, duke theksuar se rastet që do të jenë subjekt penaliteteve do të jenë të mirëpërcaktuara.

Reformat synojnë të ulin inspektimet deri në 40% dhe të fokusojnë kontrollet vetëm mbi bazë analize të riskut. Ibrahimaj nënvizoi se këto ndryshime janë të nevojshme për të adresuar abuzimet e mundshme nga inspektorët. “Veprimtaria inspektuese karakterizohet nga mungesa e transparencës në përzgjedhjen e subjekteve për inspektim, duke lënë hapësira për praktika korruptive,” shtoi ajo.

Gjatë prezantimit të nismës ligjore, deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati, ngriti shqetësimin mbi trajtimin e mbetjeve toksike, duke pyetur për rolin e inspektorateve në këtë çështje. Ministrja Ibrahimaj theksoi se kjo është një çështje që po hetohet dhe se inspektoratet do të jenë ato që do të përcaktojnë se kush ka vepruar në mënyrë të gabuar.

Thotë ministrja Balluku n nuk kemi asnjë lloj lidhje me mbetjet problematike, se ka koncesionari. Inspektoriatet hyjnë në çdo lloje koncesioni, për të bërë punët. Këto Inspektoratet shqiptare pse nuk kanë vepruar për mbetjet toksike që shkuan në Tajlandë. Nuk ka fare lidhje koncesionari për inspektimin e mbetjeve toksike”, tha Helidon Bushati.

“Nuk do të vendosja gishtin tek inspektoratet pasi është një çështje që është në hetim, dhe do të jenë ato që do nxjerrin se kush ka vepruar dhe kush nuk ka vepruar”, u përgjigj Ibrahimaj.

Reforma e re parashikon krijimin e tetë inspektorateve qendrore me fusha specifike, me qëllim shmangien e mbivendosjes së kontrolleve nga inspektorë të ndryshëm. Synohet që të reduktohen kontrollet në biznes dhe të fuqizohen inspektimet nga zyra, masa që qeveria beson se do të përmirësojnë klimën e biznesit në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...