Drenusha ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Olsa Mehmetit, producente e “Big Brother VIP Kosova 3”, e cila tha se ligjërisht Atilla nuk e kishte dhunuar atë. Sipas Mehmetit, nëse Drenusha nuk kërkonte largimin e Atillës, atëherë të gjitha palët ishin të kënaqura me situatën.
“Unë pashë që dokumentat ligjorë, ligjërisht Atilla nuk e kishte dhunuar Drenushën. Në momentin që Drenusha nuk kërkonte largimin e Atillës, të gjitha palët ishim shumë okej”, kështu deklaroi ditë më parë Olsa Muhameti, producente e “Big Brother VIP Kosova 3”.
Përmes një letre të dërguar në emisionin “Zanat”, Drenusha ka quajtur këtë deklaratë skandaloze, duke akuzuar Olsën për gënjeshtra. Reagimi i saj vjen pas komentit të Mehmetit në lidhje me ngjarjen, e cila ka shkaktuar polemika të mëdha në publik.