24.2 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Kryeministri Edi Rama: Hyrja e Shqipërisë në BE do të sjellë mundësi të mëdha për qytetarët dhe shtetin

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të sjellë mundësi të reja për qytetarët dhe për shtetin. Gjatë një live session-i në rrjetet sociale, Rama u përgjigj pyetjeve të komentuesve, duke theksuar rëndësinë e pashaportës evropiane për qytetarët shqiptarë.

Sipas tij, me anëtarësimin në BE, shqiptarët do të kenë mundësi të lëvizin lirisht dhe të përfitojnë mundësi më të mëdha për studime, punësim dhe mundësi financiare. Ai shtoi se, përveç mundësisë për të udhëtuar pa viza, hyrja në BE do të mundësojë një buxhet më të lartë dhe mbështetje më të madhe nga Bashkimi Evropian. Rama theksoi se aktualisht Shqipëria ka marrë mbështetje të vogël, ndërsa pas anëtarësimit, do të mund të përfitojë 300 milionë euro në vit.

“Me hyrjen në BE ne bëhemi qytetarë të një Shqipërie sa Bashkimi Evropian. Ne mund të lëvizim dhe mund të kalojmë ku të duam. Sot për sot mud të lëvizim pa viza por na ndalojnë na thonë dilni içik dhe del polici dhe sheh pashaportën dhe pyet ku po shkon, ku do rrish, dhe ksuh do të rri kërkon azil ose rri si ilegal në pritje të marin letratt. Ose kur prindërit dërgojnë fëmijët si studentët kërkojnë kuota ose tarifa më të shtrenjta. Me futjen në Be shkon si çdo student atje. Në të gjitha aspektet pashaporta ka të njëjtën vlerë dhe siguri.Përtej kësaj i duhet Shqipërisë pashaporta europiane sepse kemi një buxhet ekstra. Në gjithë këto vite kemi marrë një mbështetje dhe kemi marrë më pak se 1 milionë euro. 300 milionë euro merr kur futesh në BE dhe duhet të hyjnë në BE sepse është një mundësi që nuk e kemi pasur kaq reale dhe aktuale.”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....