14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Dronët Kamikazë të dhuruar nga Turqia për Shqipërinë: Ekspertët e sigurisë flasin

Kryeministri Edi Rama njoftoi gjatë një konference të përbashkët për media me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan se Turqia ka dhuruar Shqipërisë dronë kamikazë. Në një intervistë televizive, eksperti i sigurisë, Faik Basha, shprehu shqetësime mbi numrin e këtyre dronëve dhe nënvizoi se ushtria turke ka investuar vazhdimisht në trajtimin e elitave të ushtrisë shqiptare.

Basha theksoi se dronët kamikazë janë një aset të vyer për forcat e armatosura, duke shpjeguar se ata kryejnë një sulm dhe më pas vetëshkatërrohen. Ai përshkroi dronët si produktin më të fundit të teknologjisë, duke theksuar rëndësinë e përvetësimit të armatimeve të avancuara, edhe pse Shqipëria është anëtare e NATO-s.

Erdogan kishte shumë dhurata dje. Marrëdhëniet tona me Turqinë kanë qenë gjithmonë të mira, dhe kjo ndihmon në forcimin e sigurisë tonë. Numri i dronëve ende nuk është bërë i ditur, por Turqia nuk është hera e parë që na ndihmon në fushën ushtarake. Ushtria turke ka qenë e angazhuar për trajnimin e strukturave elitare të ushtrisë shqiptare dhe ka asistuar gjithmonë me mjete dhe trupa nga më të mirat turke. Dhuratat e fundit përfshijnë edhe dronët Bajraktar që kemi blerë. Kjo tregon se Turqia ka qenë gjithmonë një mbështetje për ne, dhe siç u tha dje në bisedat mes Ramës dhe Erdoğan, ne nuk kemi tendenca për të sulmuar, por jemi të përqendruar në mbrojtje dhe bashkëpunim me NATO-n,” tha Basha.

Ai vazhdoi duke sqaruar se çfarë janë dronët kamikazë, të cilët konsiderohen si teknologji e fundit dhe shumë efikasë në luftë. “Dronët kamikazë janë të dizajnuar për të kryer vetëm një sulm, si bletët që pickojnë dhe pastaj vetëhidhen në erë. Këta dronë kanë qëndrueshmëri dhe mund të arrijnë një distancë mbi 2,000 metra. Janë të vegjël dhe të pajisur me lëndë eksplozive, duke u mundësuar atyre të qëndrojnë të fshehur deri në momentin e ekzekutimit të misionit. Ato përdoren për shkatërrimin e mjeteve të blinduara të kundërshtarit dhe kanë treguar efikasitet të lartë, siç është parë në luftën në Ukrainë,” shpjegoi ai.

Kur u pyet nëse Shqipëria po përgatitet për situata të luftës, Basha theksoi rëndësinë e përgatitjes: “Duhet të jemi gjithmonë të gatshëm, duke pasur parasysh se konflikti në Lindjen e Mesme mund të përhapet dhe lufta në Ukrainë është ende në zhvillim. NATO është një strukturë që përbëhet nga çdo vend anëtar dhe është e rëndësishme që të gjithë të modernizojnë ushtritë e tyre. Shumë vende të BE-së po përforcojnë ushtritë e tyre dhe po rikthejnë shërbimin ushtarak të detyruar. Lufta në Lindjen e Mesme mund të shpërthejë në çdo moment, kështu që çdo vend i NATO-s duhet të ketë armatimin e duhur dhe të jetë i përgatitur për çdo situatë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...