23.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Duke pastruar pusin bie në brendësi të tij, humb jetën 65 vjeçari në Kamzë

Një 65-vjecar ka humbur jetën sot tragjikisht pasi eshte mbytur ne nje pus.Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje, në zonën e Kamzës.

Paraprakisht, policia sqaron se 65-vjeçari kishte hyrë për të pastruar pusin në banesën e një personi tjetër, por është rrëzuar duke humbur jetën.

“Rreth orës 12:15, në rrugën “Ismail Qemali”, në Kamzë, dyshohet se duke pastruar pusin në banesën e shtetasit Q. M, ka rënë në brendësi të tij punëtori shtetasi Q. H., 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, sqaron policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT