Në shtëpinë e “Big Brother Vip” duket se grindjet e Eglës me banorët e tjerë nuk kanë të sosur. Gjatë mbrëmjes të së enjtes Egla ka debatuar përsëri me Gracianon.
Eglën ka shkuar në shtratin e tij duke e ‘bezdisur’ dhe drejtuar fjalë të pahijshme drejt tij.
Gjatë bisedës Egla dëgjohet të thotë: “Injorant je shpirt”; “Dukesh sikur je zhapik”. Nuk është hera e parë që kjo e fundit përdor një gjuhë fyese për një banor aty brenda.