11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Durrës, 3-vjeçari i dorëzohet nënës! Gjyshja vihet në pranga: Nipin donim që ta rrisnim vetë

Mamaja 23-vjeçare ka nënshkruar një moment të përzemërt ku shfaqet duke përqafuar të voglin e saj, i cili ishte nën kujdesin e gjyshërit për një javë, ndërsa ata nuk pranonin t’i kthejnë atë. Përmes kësaj fotografie, gruaja shpreh ndjenjën e lehtësimit pasi pas një jave të ankthit, tani mund të ketë të voglin në praninë e saj. Pas një jave tërheqjesh dhe emocionesh, ai është rikthyer në shtëpi me nënën e tij.

Policia e Durrësit ka arrestuar Bahrije Gjuni, gjyshen e 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës. Ajo pranoi të dorëzonte sot djalin në polici, ndërsa është arrestuar nën akuzën e rrëmbimit të personit.

Para policisë, ajo ka dëshmuar edhe për vendndodhjen e tij gjatë ditëve që e kishte marrë me vete dhe ishte larguar nga banesa e saj. Pasi u shoqërua për në stacion, gjyshja është arrestuar dhe i janë vënë prangat.

Kërkimet për të voglin filluan më 16 prill, kur mamaja e tij denoncoi zhdukjen dhe rrëmbimin e tij nga gjyshërit. U bënë kërkime në disa qytete dhe u kontrolluan 15 banesa në zonën e Krumës.

Ndërkohë, në pranga u vu gjyshi Rexhep Gjuni, 60 vjeç, dhe Arben Selaj, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit. Në kërkim mbetet vëllai tjetër i gjyshes, Flamur Selaj, 43 vjeç.

Gjyshja pretendon se dy vëllezërit e saj nuk kanë patur rol në këtë ngjarje të ndodhur.

“E kemi vendosur sëbashku me bashkëshortin tim Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një natë. Ditën tjetër kam shkuar te Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit. Në Buzmadh kam fjetur një natë. Ditën e tretë kam shkuar në Kukës te një kushërira ime ku kam fjetur një natë. Pastaj kam shkuar në Tiranë ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme”, ka dëshmuar ajo.”Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak të ndjekjes së policisë por edhe se një vëlla i imi u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje”, ka deklaruar gjyshja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...