16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Durrës – Dy plagosje me thikë në dy lagje të qytetit, autorët në kërkim

Dy ngjarje të dhunshme në qytetin e Durrësit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë në rrethana të ndryshme, ndërsa autorët janë ende në kërkim.

Ngjarja e parë ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen nr. 12, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I. Ll. dyshohet se ka plagosur me thikë 31-vjeçarin E. G. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve në spitalin e qytetit. Policia ka nisur kontrollet për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Ngjarja e dytë është shënuar vetëm pak minuta më pas, në lagjen nr. 17, pranë Shërbimit Zjarrfikës. Sipas dëshmive paraprake, një person rreth 40 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, është nxjerrë jashtë nga një lokal nga pronarja, pas një sjelljeje të pahijshme. Në atë moment, një person tjetër, që kishte ardhur nga krahu i kundërt i rrugës, e ka goditur me thikë, duke e lënë të plagosur rëndë.

Autori i kësaj ngjarjeje është larguar me shpejtësi, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

Të dy të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Durrësit dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia nuk përjashton mundësinë që ngjarjet të jenë të izoluara, por po heton për çdo lidhje të mundshme mes tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...