12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Durrës/Paratë të futura në qese marketi, i fshehën në tavan , në pranga pronari i agjensisë dhe dy bashkpuntorët

Një autobus me 522 mijë euro dhe mallra kontrabandë u kap në Portin e Durrësit, sapo kishte mbërritur me traget nga Italia. Gjatë operacionit “Eurot”, në pranga ra pronari Elidon Çela dhe dy ndihmësit e tij, të cilët akuzohen për 7 vepra penale. Policia dyshon për të tjerë persona të përfshirë.

Një sasi prej qindra mijëra eurosh është gjetur mesditën e kësaj të premteje të fshehura në një autobus që vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë. Bëhet fjalë për 522 mijë euro të padeklaruara që ishin fshehur në tavanin e autobusit, pranë impiantit të kondicionerit. Burime bëjnë me dije se është arrestuar pronari, njëkohësisht edhe shoferi i autobusit, Elidon Çela 32-vjeç si edhe janë ndaluar edhe 2 bashkëpunëtorë të tij, D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit.

Ky operacion i koduar ‘Eurot’ ka ardhur si rezultat i një hetimi njëmujor. Uniformat blu kanë pasur informacione se në brendësi të autobusit kishte të fshehura sasi të madha eurosh. Ai është ndalur për një kontroll të imtësishëm ku janë zbuluar plot 522 mijë euro, por jo vetëm. Si rezultat i kontrollit janë gjetur edhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, kuti me mentesha, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).
Autobusit të linjës Padova – Lushnjë me targa AA 633 FZ, në të cilën arrihet të kuptohet edhe vendi se ku ishin fshehur paratë. Këto të fundit ishin në prerje të ndryshme, 10, 20, 50 dhe 100 euro të ndara në 6 qese plastmasi, marketi. Operacioni u krye nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore në portin e Durrësit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...