11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Durrës – Plagosi me armë zjarri 36-vjeçarin, ky është autori i dyshuar

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit, ku 36-vjeçari Arbër Goreja është plagosur me armë zjarri. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar si Erkid Kazazi, 30 vjeç, i cili tashmë është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur në zonën mes Shënavlashit dhe Fllakës, ku Goreja ka deklaruar se ishte duke udhëtuar me mjetin e tij kur është ndjekur nga një makinë tip “Ford”, e cila ka ndaluar paralelisht dhe nga ku është hapur zjarr ndaj tij. Ai pretendon se është qëlluar tre herë, duke marrë një plagë në zonën e brinjëve.

Pavarësisht plagosjes, Goreja ka arritur të shkojë vetë deri te Komisariati i Policisë së Durrësit, ku ka kërkuar ndihmë dhe më pas është transportuar për në spital. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, Erkid Kazazi, rezulton të jetë një emër i njohur për strukturat e rendit, me precedentë të mëparshëm penalë. Policia e Durrësit ka vijuar kërkimet intensive në terren dhe ka vendosur pika kontrolli për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë. Paraprakisht dyshohet se mes palëve ka patur një konflikt të mëparshëm, por pista e hetimit mbetet e hapur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...