4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Dy anëtarë të Gardës Kombëtare humbin jetën pas të shtënave pranë Shtëpisë së Bardhë – SHBA në alarm, Trump reagim të menjëhershëm

Dy anëtarë të Gardës Kombëtare të SHBA-së kanë ndërruar jetë pasi u plagosën në një shkëmbim zjarri vetëm një bllok larg Shtëpisë së Bardhë, në qendër të Uashingtonit. Policia ka arrestuar një të dyshuar, i cili aktualisht po merret në pyetje për zbardhjen e motivit të sulmit.

Sipas informacioneve të para nga Policia Metropolitane dhe mediat amerikane, dy pjesëtarët e Gardës hapën zjarr ndaj sulmuesit përpara se të goditeshin fatalisht. Ende nuk është e qartë nëse ata ishin shënjestra direkte apo ndërhynë për të parandaluar një situatë të përshkallëzuar me armë.

Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e Rrugës së 17-të me Rrugën H NW, një zonë tepër e frekuentuar dhe vetëm pak qindra metra nga ndërtesa presidenciale. Forca të shumta të policisë kanë rrethuar perimetrin, ndërsa automjete emergjence mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Presidenti Donald Trump reagoi menjëherë përmes rrjetit social Truth, ku shprehu mbështetjen e tij për Gardën Kombëtare dhe forcat e zbatimit të ligjit. Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Presidenti është informuar vazhdimisht mbi zhvillimet dhe situata po monitorohet nga afër.

Për arsye sigurie, pjesë të Aeroportit Ndërkombëtar Ronald Reagan janë pezulluar dhe fluturimet që niseshin nga ky aeroport janë ndaluar përkohësisht.

Hetimet mbi motivet e sulmit vijojnë në dinamikë, ndërsa autoritetet pritet të publikojnë detaje të reja gjatë orëve në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...