30.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Air Albania anulon fluturimin pa paralajmërim, Kombëtarja e vajzave mbetet në aeroport – FSHF:Nuk u lajmëruam, asnjë zgjidhje nga kompania

Fluturimi i linjës “Air Albania” nga Tirana drejt Stambollit, i planifikuar të nisej sot (të mërkurën) në orën 18:20, është anuluar papritur dhe pa asnjë shpjegim zyrtar, duke shkaktuar kaos dhe penalizuar rëndë udhëtarët, mes tyre edhe Kombëtaren shqiptare të futbollit për vajza.

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se ekipi kombëtar, i cili udhëtonte drejt Turqisë për dy miqësoret e parashikuara më 28 nëntor dhe 1 dhjetor, mbeti i bllokuar në aeroport, pasi kompania ajrore nuk dha asnjë komunikim, zgjidhje alternative apo asistencë minimale, siç kërkojnë standardet ndërkombëtare të transportit ajror.

Sipas burimeve të FSHF-së, futbollistet dhe stafi teknik u detyruan të kthehen mbrapsht pas orësh të tëra në pritje, pasi u informuan vetëm se fluturimi “nuk do të kryhej”. Zyra e “Air Albania”-s në aeroport ishte e mbyllur, ndërsa numrat e telefonit të kompanisë rezultonin të fikur, duke e bërë situatën edhe më absurde për pasagjerët, të cilët nuk arritën të marrin asnjë sqarim.

Anulimi ka prishur tërësisht programin e Komëbëtares së vajzave, ndërkohë që Federata Turke e Futbollit priste ekipin shqiptar sipas planit të dakordësuar.

Ky incident i pashpjeguar ngre pikëpyetje serioze për funksionimin dhe përgjegjësinë e “Air Albania”-s ndaj pasagjerëve të saj, teksa rasti i sotëm tregon se mungesa e komunikimit dhe improvizimi sjellin pasoja të drejtpërdrejta për institucionet, sportin dhe qytetarët e zakonshëm që varen nga linjat ajrore për udhëtime zyrtare apo personale.

FSHF konfirmon se Kombëtarja e vajzave pritet të niset paraditen e së enjtes me një linjë tjetër ajrore drejt Stambollit, duke bërë të mundur zhvillimin e ndeshjeve të planifikuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...